Ministrja e Arsimit Evis Kushi në konferencën e zhvilluar me Komitetin Teknik të Ekspertëve kërkojë mirëkuptimin e studentëve për vendimet e marra për universitetet për të zhvilluar mësimin online.
Lexo edhe: Rikthim në auditorë, apo online? Merret vendimi për studentët
Kushi u shpreh se vendimet ndoshta nuk janë të mirëpritura nga të gjithë, por janë të ndërmarrë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.
“E kuptoj situatën e çdo studenti, pedagogu, por i mirëkuptoj edhe të gjitha problematikat e tyre që janë të imponuar nga kjo situatë pandemi çdo cep të globit. Jo më larg se para tre ditësh unë zhvillova një takim me rektorët e Universiteteve Publike për të diskutuar të gjitha vështirësitë.
Pajtohem me mendimet e tyre si edhe shqetësimet, por nga ana tjetër do të kërkoja edhe mirëkuptimin e çdo institucioni arsimor, për vendimet tona që rrjedhin si rezultat i komitetit. Do të kërkoja solidaritetin në këtë situatë kaq të vështirë që fokus kryesor ka shëndetin. Do të kërkoja solidarizimin e studentëve”, tha Kushi.
/abcnews.al/