Kushi: 270 shkolla qendra komunitare, hapësira të shëndetshme për aktivizimin e të rinjve

schedule09:16 - 22 Shkurt, 2021

schedule 09:16 - 22 Shkurt, 2021

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” nënvizon rëndësinë që kanë sjellë 270 shkolla qendra komunitare.

“Që prej vitit 2013, kur u ndërmor nisma e shkollës qendër komunitare (SHQK), modeli i saj ka sjellë vetëm dobi ndaj komunitetit duke krijuar hapësira shumë të shëndetshme për vullnetarizmin dhe aktivizimin e të rinjve” , shprehet ajo.

Lexo edhe: Pas një jave nxënësit kthehen në bankat e shkollës, këto kategori do të vazhdojnë mësim online

Ministrja Evis Kushi thekson gjithashtu se “Sot kemi 270 shkolla qendra komunitare në vend ku fuqizohet në mënyrë të vazhdueshme partneriteti ‘shkollë-familje-komunitet’ dhe kontribuohet drejtpërdrejt në zhvillimin e potencialit të nxënësve tanë”.

Në thelb të “Shkollës Qendër Komunitare” ngelet forcimi i bashkëpunimit të shkollës me komunitetin, me pushtetin vendor dhe me organizata e institucione në vend.

/abcnews.al/