“Kushëriri investitor në Butrint”, Gjiknuri-Shehajt: S’jam si ata të partisë tënde që mohuan baxhanakun

schedule16:23 - 11 Maj, 2022

schedule 16:23 - 11 Maj, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste i është përgjigjur deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj. Ky i fundit tha se kushëriri i Gjiknurit është shpallur investitor strategjik dhe do të ndërtojë një resort në parkun e Butrintit.

Sakaq, numri dy i socialistëve ka mohuar që është djali i xhaxhait të tij biznesmeni që do të ndërtojë në Butrint. Gjithashtu Gjiknuri thotë se do ta ndjekë në rrugë gjyqësore, duke e paditur deputetin e PD, ndërsa shton se nuk është si ata të partisë së Shehajt që mohojnë baxhanakun.

Lexo edhe: Shehaj: Kushëriri i Damian Gjiknurit merr një pjesë të Butrintit, do të ndërtojë resort

“E siguroj deputetin Agron Shehaj se unë nuk jam si ata të partisë së tij që mohuan baxhanakun e ndjerë në Gërdec. Nuk kam ama se si të pranoj që çdokush që mban mbiemrin Gjiknuri dhe që merret me biznes duhet të jetë automatikisht djali i xhaxhait tim. Çdokush mban përgjegjësi e përgjigjet për ato që bën. Le ta provojë gjykata e do ta mbaj unë përgjegjësinë, por nëse unë nuk e kam djalë xhaxhai personin e përgojuar nga Agron Shehaj, atëhere Agroni duhet të më dëmshpërblejë për cënim të qëllimshëm të imazhit!” shkruan ai. /abcnews.al