Policia ka identifikuar dhe është në kërkim të autorit të dyshuar për vrasjes e 51 vjeçarit, Petrit Vuksani në Shkodër.
Sipas policisë autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Lekë Vuksani, i cili është dhe kushëri me viktimën.
Gazetari Simon Shkreli raporton në ABC News se autori kishte jetuar me qira në shtëpinë e 51 vjeçarit dhe duket se viktima e ka nxjerrë nga shtëpia për shkak të mospagesës së qirave.
Ndër të tjera mësohet se para një muaj viktima e ka nxjerrë nga shtëpia autorin, i cili është kthyer sot dhe i ka marrë jetën.
LEXO EDHE: FOTO/ Vrasja në Shkodër, ky është 51 vjeçari që u vra në banesë
“Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V.
Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al