“Kush voton Lulin do marrin dy gogolë”, Basha i përgjigjet Ramës

schedule13:17 - 31 Tetor, 2020

schedule 13:17 - 31 Tetor, 2020

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në komunikimin e tij për mediat ka komentuar edhe deklaratat e kryeministri Edi Rama, sot në Kukës.

Basha iu përgjigj pyetjes së gazetarit të Abc News, Juxhin Mustafaraj nëse kompleksohet nga deklarata e kryeministrit, i cili tha se shqiptarët nëse votojnë PD do të rikthejnë Sali Berishën, Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën.

LEXO EDHE: Basha: Sistemi shëndetësor në kolaps, përgjegjësi kryesor është zhdukur

Lidhur me këtë, Basha tha se Rama e di që do të humbasë dhe prodhon thashetheme pa vlerë. Kryedemokrati theksoi se opozita dhe ai personalisht nuk do të ndjekin këtë lojë.

“Edi Rama e di që do të humbasë dhe kjo është arsyeja pse përhap lajme të rreme. Kjo është arsyeja pse ndryshoi ligjin. Kjo është arsyeja pse prodhon thashetheme pa vlerë. Ne dhe unë personalisht nuk do ndjekim këtë lojë. Edi Rama e ka treguar veten. Nuk ka shqiptar që nuk e di sot se kush është Edi Rama. Ai është shkaktari i shkatërrimit të ekonomisë, i largimit masiv të rinisë, i kolapsit të shëndetësisë. Dhe ne jemi të fokusuar t’ju ofrojmë shqiptarëve rrugën e daljes nga gropa ku e ka futur Rama në dy mandate. Ndryshimi është i pashmangshëm”, tha Basha.

g.v/abcnews.al