Basha: Sistemi shëndetësor në kolaps, përgjegjësi kryesor është zhdukur

schedule12:50 - 31 Tetor, 2020

schedule 12:50 - 31 Tetor, 2020

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në komunikimin e tin tub përditshëm për mediat ka theksuar edhe njëherë se në 24 orëte fundit ka parë sa në kolaps është sistemi shëndetësor.

Basha tha se katër të afërm të infektuarish me Covid janë refuzuar nga ISHP që t;ju kryehej tamponi.

“Në 24 orët e fundit e kam parë nga afër se sa i kolapsuar është sistemi shëndetësor, duke u angazhuar me 4 raste të afërmish me COVID. Pavarësisht kërkesave të këtyre rasteve, testimi i pacientëve është refuzuar nga ISHP. Mungesa e testimeve, përpjekje e qëllimshme për të fshehur të vërtetën.

Refuzon të rrisë numrin e testimeve. Me rritje e numrit të testimeve do të mundtë evidentojmë edhe ata që janë të infektuar dhe shpërndajnë infeksionin. Refuzimi i organizuar i testimit të sëmurëve, përgjegjësi personale e Edi Ramës”, tha Basha.

Më tej, kreu i demokratëve shtoi se kryeministri bëri sot në Kukës të njëjtat premtime të vitit 2013. Sipas Bashës, kryeministri Edi Ram ka dështuar në çdo premtim që ka bërë.

“Përgjegjjësi për këtë situatë është zhdukur dhe ka skenuar propagandë. Për një muaj ka shkuar 5 herë te aeroporti i Kukësit. Lëvis si pushtues. Kurrë më parë nuk ka lëvizur një kryeministër me autokolona para dhe mbrapa. Nga urrejtja e popullit nuk e mbrojmë dot. Më e rëndë në këtë sjellje është përpjekja e përditshme për ti ikur disa pyetjeve. Pse vazhdon të paguash për oligarkët dhe jo për të sëmurët? Pse nuk e paguan bonusi për mjekët dhe infermierët? Pse nuk përgatit infrastrukturën shëndetësore? Çfarë ndihme ke planifikuar për pensionistë të cilëve u ke kërkuar maskën? Për të gjitha këto pyetje Edi Rama nuk ka përgjigje. Sot ka qenë në Kukës, që është 1/3 e banorëve që jetonin kur Edi Rama erdhi në pushtet. 2/3 e kuksianëve janë detyruar të largohen. Dhe tani përsërit premtimet bajate. E vërteta është që ka ndështuar në çdo premtim që ka bërë”, deklaroi Basha. g.v/abcnews.al