Kush vjen pas Ukrainës? Çfarë paralajmëron Ambasada Amerikane në Tiranë

schedule10:20 - 24 Janar, 2022

schedule 10:20 - 24 Janar, 2022

Teksa në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë vjen era “barut” dhe ndërkombëtarët kanë paralajmëruar një luftë të mundshme, një reagim lidhur me këtë konflikt ka ardhur edhe nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Ambasada amerikane në Tiranë shkruan se konflikti ruso-ukrainas, mund të duket si një mosmarrëveshje e largët rajonale apo një tjetër shembull i persekutimit rus, por janë në rrezik parimet të cilat e kanë bërë botën më të sigurt dhe më të qëndrueshme për dekada.

Ky është një citim i Sekretari të Shtetit Antony Blinken, që Ambasada e SHBA ka zgjedhur ta publikojë, në kuadër të reagimeve për konfliktin në Ukrainë.

“Nëse Rusia pushton dhe zapton Ukrainën, çfarë vjen më pas? Mund të duket si një mosmarrëveshje e largët rajonale apo një tjetër shembull i persekutimit rus. Por janë në rrezik parimet të cilat e kanë bërë botën më të sigurt dhe më të qëndrueshme për dekada.” Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!