E kemi thënë që këtë vit, sikur e kemi mbyllur rubinetin. Kombëtarja ka shënuar vetëm 6 gola në gjashtë ndeshje, edhe pse duhet pranuar se mbrojtja është më e fortë se më parë, e ka pësuar vetëm 3.
Gjithsesi, te kuqezinjtë këto javë po vihet re fenomeni që ata lojtarë që shënojnë më shumë, ata luajnë më pak, apo nuk janë pjesë e ekipit. Sulmuesi më I spikatur I Shqipërisë, Mirlind Daku, aktivizohet vetëm si zëvendësues, siç ndodhi ndaj Serbisë kur luajti rreth 30’, vetëm 8’ në Letoni, e po 8’ në Tiranë ndak letonezëve.
Daku ka 8 gola dhe një asist në 9 ndeshje në Premier Ligës së Rusisë, si dhe një gol në 3 ndeshje të Kupës.
Anis Mehmeti ka 4 gola dhe 2 asistë në 6 ndeshje të kategorisë së dytë angleze, ndërsa nuk ka shënuar në Kupën e Ligës, veçse Silvinjo nuk e ka thirrur në ekip prej dy vitesh e gjysmë.
Nga ana tjetër, Taulant Seferi ka 5 gola në 7 ndeshje në Ligën e Parë të Turqisë, por edhe ai ka gati një vit që nuk është pjesë e kuqezinjve.
Myrto Uzuni ka 5 gola dhe një asist në Shtetet e Bashkuara, në ligën profesioniste dhe në Kupë, në gjithsej 8 ndeshje, por as ai nuk është titullar në përfaqësuese.
Ata që luajnë kanë edhe pluse, edhe minuse. Manaj ka 4 gola në Emiratet e Bashkuara në 7 ndeshje, nga të cilët vetëm një në kampionat dhe dy në Champions.
Asani ka nisur të përmirësohet pasi shënoi dy gola, ndërsa ka luajtur gjithsej 5 ndeshje, edhe pse jo që të gjitha si titullar.
Arbër Hoxha është në kuotën e një goli dhe dy asisteve në 7 ndeshje për Dinamon e Zagrebit në Kroaci dhe në Ligën e Europës.
Armando Broja, ndërkaq është aktivizuar në vetëm tri ndeshje, me jo më shumë se 141 minuta dhe ka mundur të shërbejë vetë një asist në Kupën e Ligës në Angli.

