Kush paguhet më shumë? Sektori financiar ka rrogat më të larta

schedule13:52 - 11 Mars, 2023

schedule 13:52 - 11 Mars, 2023

Paga mesatare mujore në Shqipëri ka pësuar rritje ne muajt e fundit të vitit 2022.Sipas të dhënave të Instat paga mesatare mujore bruto kapi vlerën mbi 66 mijë lekë, duke shënuar nivelin më të lartë historik,me rritje  10.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Personat që punojnë në sektorin financiar vijojnë të jenë më të mirepaguarit në vend.Në tremujorin e fundit 2022, paga mesatare në këtë sektor arriti në 142 mijë lekë, me një rritje prej 16.4% krahasuar me një vit më parë.

Institucionet financiare kanë rritur pagat për punonjësit e tyre për shkak të inflacionit të lartë që përfshiu vendin por edhe si pasojë e mungesës së profesionistëve.

Pas sektorit financiar edhe ai i komunikacionit rezulton me pagesa të larta  për punonjësit  të cilët marin mestarisht 103.5 mijë lekë në muaj ose rreth  14%  më shumë krahasuar me një vit më parë.

Sektori i bujqësisë dhe ai i ndërtimit renditen  të fundit përsa i përket nivelit të pagave  përkatësisht  me 42.4 mijë lekë në muaj dhe 51 mijë lekë .Por edhe në këto dy sektorë dy muajt e fundit pagesat janë rritur.

Rritja e pagave  vlerësohet se  është nxitur   nga trysnia e administratës për formalizim dhe nga rritja e pagës minimale por njëkohësisht edhe si pasojë e mungesës së stafit të kuaalifikuar

Të dhënat e INSTAT tregojnë gjithashtu që edhe shkalla e papunësisë në vend është ulur   ndjeshëm gjatë muajve  të fundit duke kapur nivelin 10.6%.

Shkalla e papunësisë ka pësuar rënie si për burrat edhe për gratë.Ndërkohë që mbetet më e theksuar në grupmoshat e reja përkatësisht për moshën 15 deri në 29 vjeç

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!