“Kush kapet me armë dihet që është shqiptar”, komuniteti shqiptar në Selanik flet për gazetarin grek

schedule09:18 - 14 Janar, 2022

schedule 09:18 - 14 Janar, 2022

Komenti i gazetarit grek i cili i cilësoi shqiptarët si persona të përfshirë në krime, ka shkaktuar shumë reagime.

Më i fundit që ka reaguar në një lidhje me “Skype” për “ABC e Mëngjesit”, është drejtuesi i Komuniteti Shqiptar në Selanik , Dr. Luan Zyka, që u shpreh se grekët nuk i fusin më shqiptarët në kategorinë e emigrantëve, është tjetër gjë pastaj nga ana administrative dhe ligjore.

LEXO EDHE: Gazetari grek habit me deklaratën: Kush kapet me armë dihet që është shqiptar

Sipas tij, është ofendim të kategorizosh shqiptarët që mbajnë armë kur ata punojnë prej vitesh nëpër shtëpitë e grekëve.

“Marrim një shembull, ka shumë gra shqiptare me qindra që të mos themi me mijëra që punojnë te shtëpitë greke, domethënë të zotët e këtyre shtëpive duhet t’i shikojnë këto gra me dyshim. Nga ana gazetareske nuk mund të them më tepër, fjala e gazetarit peshon shumë, sidomos në Greqi, që është një shoqëri e ndjeshme. Ne e kuptojmë shoqërinë greke, e cila për herë të parë po haset me një masë të madhe emigrantësh. Nga ana tjetër duhet ta dini që shqiptarët nuk i fusin më në kategorinë e emigrantëve, është tjetër gjë pastaj nga ana administrative dhe ligjore. Nga ana tjetër është shembull humanizmi, hapja e dyerve që ka bërë shoqëria greke ndaj shqiptarëve. Ndaj duhet të bëhemi  pjesë integrale e kësaj shoqërie jo vetëm greke, europiane por edhe ballkanike, multikulturore. Këtu po na çon historia botërore. Kështu që në këtë pikëpamje, shoqëria civile duhet të jetë më përpara, po më përpara nga të gjithë ne duhet të jetë populli grek dhe populli shqiptar. Kështu që është ofendim, prandaj u prekën shqiptarët. Është ofendim të kategorizosh shqiptarët që mbajnë armë kur shqiptarët janë nëpër shtëpitë e grekëve”, u shpreh Zyka ndër të tjera./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!