Kush janë “skifterët” e Moskës që po shtyjnë Putinin drejt pushtimit të Ukrainës?

schedule15:49 - 31 Janar, 2022

schedule 15:49 - 31 Janar, 2022

Kush do ta vendosë lëvizjen e ardhshme të Rusisë në Ukrainë?

Nëse pranojmë atë që amerikanët (drejtuesit e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit) kanë thënë zyrtarisht javët e fundit, atëherë i vetmi që e di se çfarë do të pasojë është vetë presidenti rus Vladimir Putin.

Megjithatë, New York Times ka një listë me “reaksionarë” siç i quajnë ata – rusët, afërsisht në të njëjtën moshë me presidentin rus, të cilët i përkasin rrethit të ngushtë të Vladimirit dhe janë nisur për të rikthyer “lavdinë” e periudhës sovjetike.

Sipas narrativës së promovuar nga këta, “skifterët” rusë, “të gjithë” të huajt “e duan të keqen e Rusisë”, por Rusia shquhet ndërkombëtarisht si roje e “vlerave tradicionale”.

Po kush janë këta 60-vjeçarë që po ndikojnë te presidenti rus, madje duke siguruar gjithnjë e më shumë ndikim, siç thonë ata, në kurriz të zërave të tjerë më të moderuar, si ai i kryeministrit rus Mikhail Misoustin?

Sergei Naryshkin

Shef i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR) që nga viti 2016 dhe ish-shefi i shtabit të Kremlinit, 67-vjeçari Naryshkin së fundmi ka tërhequr vëmendjen përmes teorive të tij konspirative. Ai ka thënë, për shembull, se Alexei Navalny u helmua nga agjentë perëndimorë për të fajësuar regjimin e Putinit.

Nikolai Patrushev

Këshilltari kryesor i Putinit për sigurinë kombëtare (dhe president i Federatës Ruse të Volejbollit), 70-vjeçari Patrushev ka sulmuar vazhdimisht Perëndimin me komente homofobike, duke pretenduar, ndër të tjera, se ka vende në Perëndim ku ai “legjitimon”. Duhet theksuar se ai është babai i ministrit aktual të Bujqësisë të Federatës Ruse, Dmitry Patrushev.

Sergei Shoigu

Ministër i Mbrojtjes i Federatës Ruse që nga viti 2012, 66-vjeçari Shoigu konsiderohet gjithashtu një nga “të ashprit” e mjedisit të ngushtë të Putinit.

Aleksandër Bortnikov

Shef i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) që nga viti 2008, 70-vjeçari Bortnikov po fiton terren në Kremlin.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!