Gazetarja Anduena Llabani e ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për Kongresin PS që u mbajt të dielën dhe ndryshimet në qeveri.
Në lidhje me ndryshimet e disa nga ministrave, Llabani u shpreh se kryeministri Edi Rama po kërkon spastrimin e figurave politike dhe mbajtjen e atyre me profil të ulët.
Kush janë të paudhët?
Llabani: Një pjesë janë në SPAK. Rama ka hyrë në fushatë, këtë duhet ta pranojmë. Ai kërkon spastrimin e figurave. Më bëri përshtypje largimi i disa ministrave. Ishte marrë vendimi nga vetë kryeministri. Aq më shumë Ministri i Brendshëm që e kishte kërkuar këtë pozicion, një vit kishte në këtë detyrë. Në intervistën e tij … tregonte për projekte në Ministrinë e Brendshme. Mendoj se kryeministri i këtij vendi, demokraci apo autokraci ka vendosur të marrë njerëz me profil të ulët, më pak të komentuar dhe pa miza nën kësulë. Këto dy lloj lëvizje kanë dy anë medaljesh, largime por edhe Shpëtime.
/abcnews.al