Ka përfunduar me sukses nata gjysmëfinale e dance reality show “T’ka mami yll”.
Janë eliminuar Aurora dhe Laura, të cilat nuk e kanë pritur shumë mirë këtë vendim. Madje mamatë e tyre janë revoltuar se pse juria ia la në dorë fëmijëve zgjedhjen.
Ndërkohë, pas kësaj nate me plot emocione dhe të veçantë me interpretimin e familjarëve, më 1 janar do të zhvillohet finalja e madhe. Konkurentët që do të garojnë janë gjashtë dhe bëhet fjalë për Rejanën, Mikelen, Lusin, Kejsin, Alvën dhe Aronin.
Lexo edhe: Mamaja e Aurorës lë skenën e revoltuar, kush u eliminua sonte nga “T’ka mami yll”
Gara është shumë e fortë dhe ankthi sa vjen e shtohet gjithmonë e më shumë jo vetëm për fëmijët, por edhe për teleshikuesit, të cilën janë në pritje të çmimit të madh. Deri atëherë, nuk na mbetet veçse të presim Vitin e Ri 2022 në ekranin e ABC./abcnews.al