Kush është shqiptari që zbërtheu skandalin e falsifikimeve në policinë greke, “rrengu” që e vuri në pranga

schedule13:47 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 13:47 - 2 Dhjetor, 2021

Një identitet i rremë solli në zbulimin dhe më pas shkatërrimin e një grupi kriminal në Greqi ku të përfshirë ishin dhjetëra policisë dhe kontigjentë kriminal nga Shqipëria por jo vetëm.

Grupi i çmontuar i policëve grekë kërkonte 30 mijë euro për të “pastruar” kriminelët shqiptarë dhe për t’i “pagëzuar” si minoritar grekë nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Sipas dosjes së prokurorisë, gjithçka ka nisur pas kapjes së një personi, i cili në fund ka sjellë me vete një kartë identiteti, e cila më pas u konstatua se ishte falsifikuar pikërisht nga grupi i policëve grek.

Lexo edhe: PËRGJIMET/ Ky erdhi “bam” direkt: Si u zbulua grupi i policëve që pajisnin me pasaporta greke kriminelët shqiptarë

Hetimi mësohet se ka nisur në fillim të këtij viti pas një kontrolli të rastësishëm në Chalandri. Policia ndaloi një person të dyshimtë në zonë dhe i kërkoi dokumentin e identifikimit. I ndaluari nxori nga xhepi kartën e ID greke në të cilën quhej Alexios Tsvetkov dhe vendlindja e tij ishte Susumi në Abkhazi.

Mirëpo, tiparet e fytyrës dhe të folurit i bënë përshtypje njërit prej policëve, i cili vazhdoi t’i bënte disa pyetje. Madje polici i tha disa fraza që flasin shumica e grekëve të kthyer nga ish-Bashkimi Sovjetik, por personi që kishte përballë jo vetëm që nuk u përgjigj, por dukej se i shpërfillte .

Lexo edhe: Vrasja e shqiptarit që shkatërroi bandën e policëve grekë, zbulohet “Boss-i”, 30 mijë € për të “larë” imazhin

Më pas, polici ngarkoi foton e burrit që ishte ndalur me kolegët e tij në Chalandri, në një aplikacion të përdorur nga policia për të kërkuar se kush ishte në të vërtetë. Ai ka rezultuar se është një shqiptar i akuzuar për trafik kokaine, zhvatje, lëndë plasëse dhe sulm ndaj një oficeri policie. Kështu ai u arrestua dhe u mor në pyetje.

“Më datë 26.01.2021, në komisarit është sjellë një person, i cili ka paraqitur si dokument identiteti nr. Karta e identitetit ΑΟ152663 me detajet e listuara: Emri: Alexei i Alexios. ID e cila është lëshuar më 7 shkurt 2020 nga departamenti i sigurisë. Megjithatë, nga këqyrja e gjurmëve të gishtave, u zbulua se ai ishte shtetas shqiptar, L. D, i lindur më 26 mars 1980, në Shqipëri. Më pas ai u arrestua për shkelje të nenit 242 për vërtetim të rremë, falsifikim etj.”, thuhet në rreshtat e parë të dosjes së falsifikatorëve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!