Kush është shqiptari me këngë hit në Vietnam?

schedule12:00 - 28 Shtator, 2022

schedule 12:00 - 28 Shtator, 2022

Julian Lekoçaj nuk është një emër i padëgjuar në artin shqiptar. Që nga pjesëmarrja në “Mister Albania 2001” Juliani nisi të ndiqte rrugën e artit, por edhe në muzikë. I ftuar sot në programin “Abc-ja mëngjsit” ai foli për projektet e tij të shumta muzikore të cilat nuk kanë qenë vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në frëngjisht me klipin e tij të lancuar në korrik të këtij viti në bashkëpunim me këngëtarin Bess.

“Kjo këngë në fillim lindi shqip, por unë kam një miken time që është gjithashtu këngtare dhe jeton në Paris dhe duke biseduar me të i them Lindita më ndihmon dot pasi kam një dëshirë pasi ky material që kam krijuar qëndron më shumë në frengjisht dhe pasi i çoj tekstin shqip, ma përkthen, ma sjell të kënduar nga ana e saj që unë ta kuptoja se si ti shqiptoja fjalët.”, tha ai.

E ndërsa i pyetur për suksesin e kësaj këngë, ai shtoi:“Kjo këngë është pritur shumë mirë, por tek frengjisht folësit dhe një kuriozitet duke parë dhe statistikat, shteti që e ka ndjekur më shumë këtë material është Vietnami sepse Vietnami e ka gjuhë të dytë frengjishten dhe është bërë hit atje.” /abcnews.al