Ervin Selita 30-vjeçari i arrestuar nga policia mesditën e djeshme pasi tentoi të vrasë me armë zjarri pronarin e një hoteli në Tiranë është reperi i njohur si Vinz.
I riu nga Burreli jeton në Angli ndërsa është kthyer së fundmi për disa ditë në Tiranë. Ai ka shkuar në hotel me një vajzë 26-vjeçare dhe në atë moment recepsionisti i ka kërkuar të resë kartën e identitetin.
Lexo edhe: Nuk e lanë vajzën të futet në hotel pa kartë identiteti në hotel, si nisi sherri në Tiranë
Në atë moment në debat janë përfshirë dhe pronarët e hotelit dhe Selita ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të Zeni Xhindit por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Ervin Selita ka precedentë të mëparshëm penalë pasi ka qenë i arrestuar edhe më herët, rreth dy vite më parë. /abcnews.al