“Kush është prokurori që jetonte në banesën e Sadikajt?”, Artan Hoxha për vrasjen e të riut: Autorët kanë qenë shumë afër kur e vranë

schedule12:48 - 13 Qershor, 2022

schedule 12:48 - 13 Qershor, 2022

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar detaje të reja nga atentati me eksploziv ku mbeti i vrarë Aleksandër Sadikaj.  I ftuar në “ABC Live”, Hoxha u shpreh se autorët e kanë pasur në mbikëqyrje viktimën dhe kanë gjetur momentin sipas tyre të përshtatshëm për ta hedhur në erë.

 

Mes të tjerash Hoxha u shpreh se viktima qëndronte i armatosur dhe ishte shumë e vështirë për ta kapur. Duke qenë se donin ta eliminonin autorët kanë përdorur një sasi të madhe eksplozivi.

“Rruga kur del nga Sauku është shumë e gjerë. Vendi ku ngushtohet rruga. Mjetet në fund ulin shpejtësinë se ngushtohet rruga. Në Krahun tjetër ka mbrojte barrierë betoni. “

“Autorët kanë qenë afër, jo larg. E kanë shpërthyer në hinkë dhe në një zonë të ngushtë. Viktima ka qenë i armatosur. Ndërsa autorët e kanë parë edhe të gjallë kur ka dalë dhe e kanë ndjekur nga afër. Do shikojmë nëse autorët janë me pagesë apo njerëz direkt që janë konfliktuar. Sadikaj për moshën dhe pasurinë që ekspozonte dhe për precedentën penal. Po nxitonte për të bërë gjërat shpejt.”

Duke folur për të kaluarën e Sadikajt, Artan Hoxha u shpreh se prindërit i kishte të divorcuar dhe ishin larguar nga lagjia ku jetonin më parë në Berat. Megjithatë banesën nuk e kishin shitur, por në të ka jetuar për disa kohë një prokuror i shkarkuar nga Vetting.

“ Prindërit të divorcuar. Në banesën në Berat nuk është shitur. Ka jetuar një prokuror që është larguar nga Vetting. Aty ka jetuar një prokurorë. I ndjeri është zhvendosur në Memaliaj. Shkonte shpesh në Greqi e njihte mirë.” tha Hoxha. /abcnews.al/