Kush është mësuesja nga Tirana që u mëson gjuhën shqipe nxënësve në Turqi: Fillimet ishin të vështira

schedule08:41 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 08:41 - 20 Dhjetor, 2024

Teuta Tabaku është mësuese e gjuhës shqipe në Bursa të Turqisë. Ajo prej vitesh ka kontribuar në arsimin turk, duke qenë shumë pranë nxënësve të gjeneratave të ndryshme.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Teuta ka treguar fillimet e saj në Turqi, plot vështirësi. Ajo ka zbuluar dhe detaje nga mësimdhënia dhe dëshira e studentëve turk për të mësuar gjuhën tonë.

“Unë jam mësuese e gjuhës shqipe dhe kam mbaruar studimet për gjuhë letërsi në Universitetin e Tiranës. Në 2015 ne kemi hapur lëndën e gjuhës shqipe këtu në Bursa, pas ligjit që doli se kush e ka dëshirë mund të rregjistrohet në gjuhët e vogla.

Këto vitet e fundit përzgjedhja e gjuhës shqipe është pak e vështirë, pasi unë tani gjuhën shqipe e jap për gjeneratat e katërta dhe të pesta. Ndërsa, pjesa tjetër e shohin gjuhën shqipe si gjuhë të huaj.

Vitet e para për ne këtu në Turqi kanë qenë shumë të vështira, sepse ne nuk e dinim se çfarë ishte emigracioni, si ishte Turqia, por kemi pasur mbështetjen e qytetarëve këtu. Filluam shkollat, më pas punët në profesionet tona, madje kemi menduar edhe të kthemi në Shqipëri, por nuk ndodhi”, rrëfeu mësuesja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!