Kush është “La Fazani”? Kantautori atipik që “godet” me këngët e tij, vëllai i artistit të famshëm shqiptar

schedule10:59 - 25 Maj, 2022

schedule 10:59 - 25 Maj, 2022

Arbër Salihu, i njohur ndryshe si “La Fazani” është bërë i njohur me këngët e veçanta që realizon. Përmes projekteve muzikore, ai mundohet që të përcjellë mesazhe të rëndësishme dhe të trajtojë problemet me të cilat përballen njerëzit në përditshmëri.

Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, La Fazani tregoi se nuk ka për qëllim që të bëjë komerciale por të përcjellë mesazhe të rëndësishme. “Nëse dëgjon këngën “Hajde me shuplakë”, shikon që përmenden elementët e përditshmërisë që e bëjnë jetën me stres dhe ankth.

Mirëpo, kjo këngë jep një shpresë dhe fton që të kërcejmë përkundër të zezave që mund të na ndodhin në përditshmëri. Nuk kam qëllim parimor që të jem një artist i suksesshëm komercial por për të gjeneruar mjaftueshëm sa për të bërë muzikë.  La Fazani është një prej gjërave që bëj me muzikë.

Unë punoj me muzikë në teatër dhe filma. Bëj këngë për fëmijë. Merrem me shumë aspekte të muzikës dhe këngët i bëj për të më përmbushur synimet e mia artistike me shpresën që njerëzit të gjejnë veten në atë këngë dhe për të dalë përtej shabllonit muzikor në Shqiptari.“, tha ai.

Mirëpo, për ata që nuk e dinë ai është vëllai i muzikantit të famshëm, Genc Salihu. La Fazani foli gjatë intervistës me moderatorin Alban Musa dhe për raportin që ka me të vëllanë.

“E kam më shumë se vëlla. Më ka rritur në një farë mënyre. Kam marrë shumë prej tij. Do të kisha qenë një njeri tjetër nëse nuk do të kishte qenë Genci. Ai është më i famshëm se ka qenë në skenë më gjatë se unë. Ka bërë më shumë vepra dhe koncerte se unë.”, tha ai. /abcnews.al