Driton Emini është inxhinieri i telekomunikacionit, që udhëheq rrjetin 5G në Europë. Ai ka një histori suksesi, të cilën e ka ndarë me emisionin “ABC e Mëngjesit”.
Në një lidhje me Skype nga Gjermania, Dritoni ka treguar se u largua për në Berlin në moshën 16-vjeçare, ku mbaroi gjimnazin dhe më pas universitetin.
Sot, ai është një nga më të suksesshmit në fushën e tij, pasi drejton inxhinierët austriakë dhe gjermanë.
“Në moshën 16-vjeçare si shumë të rinj nga Kosova, ikëm për një jetë më të mirë. Shkova në Berlin dhe vazhdova shkollën dhe përfundova maturën, më pas mbarova studimet për inxhinieri telekomunikacioni në Universitetin e Berlinit.
Historikisht ne kemi filluar me implementimin e rrjetit 2G në vitet ‘90, më pas është zhvilluar rrjeti, pasi në vitet 2000 u bë rrjeti 3G.
Mbas meje është një grup kolegësh që më ndihmojnë për të arritur këto përfundime”, u shpreh ndër të tjera Dritoni./abcnews.al