Mirel Hoxha është i riu që po bën namin në TikTok. Ai njihet nga të gjithë si Hoxhë, pasi është futur në rolin e tij dhe jep këshilla plot humor. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Mireli ka treguar se fillimisht pseudonimin Hoxhë ia vuri djali i dajës së tij, reperi i famshëm Noizy. Ndërsa, ka theksuar se këtë rol e bën për t’u argëtuar pasi vetë është myslimanë dhe nuk ka asgjë me besimtarët
“U bë e madhe, kur djali i dajës tim, Noizy, edhe ai më ka komentuar në fillim, më ka thënë o Hoxhë. Nuk e di se si ka qene dhe aty u bë viral çdo gjë”.
Mbi të gjitha, e kam shpjeguar që unë nuk jam Hoxhë, por mbiemri. Unë nuk po ofendoj Hoxhën se jam vetë mysliman, kam njerëz në familje që i kam Hoxhë dhe nuk ofendoj Hoxhën. Kjo është një shaka, por mbi të gjitha nuk abuzoj te feja, unë nuk përmend as fe, as Kuran, asgjë. Mbaj limitet e mija”, tha Mireli./abcnews.al