Kush është çifti që humbi jetën nga zjarri në Borsh, çfarë ka mbetur nga shtëpia

schedule11:09 - 19 Shkurt, 2022

schedule 11:09 - 19 Shkurt, 2022

Rrapo dhe Savete Cika, 83 dhe 71 vjeçe janë çifti i bashkëshortëve që humbën jetën sot për shkak të asfiksisë nga zjarri që ra në shtëpinë e tyre në Borsh.

Abc ka siguruar pamje se çfarë ka mbetur nga shtëpia pasi u përfshi në flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Shtëpia është përfshirë në flakë pasi ngrohësja me korrent që të moshuarit përdornin ka marrë flakë e më pas zjarri u përhap në të gjithë dhomën ku ishte çifti. Fatkeqësisht çifti Çika nuk ka mundur të dalin në kohë nga banesa dhe kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor ka nisur nga puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!