Një biznesi i është vënë lëndë plasëse ditën e sotme në Shkodër. Së fundmi mësohet se biznesi që është sulmuar me lëndë plasëse, i përket Gjin Gurit, i cili është një emër i njohur për policinë e Shkodrës. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar.
Gjin Guri në vitin 2015 është arrestuar nga policia pasi hapi zjarr ndaj forcave policore të cilët kishin shkuar të kontrollonin zonën e Dukagjinit për kanabis. Arrestimi u bë i mundur pak vite më parë në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirë organizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës. /abcnews.al/