Michaela Jae ‘Mj’ Rodriguez, rrëmbeu çmimin për ‘aktoren më të mirë’ në Golden Globes 2022 për një dramë televizive për rolin e saj si nënë e shtëpisë dhe infermiere në shfaqjen “Pose”.
31-vjeccarja shënoi herën e parë në histori që një aktore transgjinore fiton një çmim, Golden Globe. Kjo është gjithashtu fitorja e parë e “Pose” në Golden Globes, premiera e së cilës ishte në vitin 2018.
Gjithashtu në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u nderuan edhe aktorët e serialit të njohur, “Squid Game”.
77-vjeçari, aktori O Yeong-su, bëri histori duke u bërë aktori i parë korean që fitoi një çmim në ceremoninë prestigjioze të Golden Globes 2022./abcnews.al