Kush e merr drejtimin e PD-së pas dorëheqjes së Lulzim Bashës?

schedule17:43 - 21 Mars, 2022

schedule 17:43 - 21 Mars, 2022

Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së, por kush e merr drejtimin e partisë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Sipas nenit 46 të statutit të partisë drejtimin e partisë deri në zgjedhjen e kryetarit te ri e merr njëri nga nënkryetarët.

Sekretari i Përgjithshëm duhet të mbledhë Këshillin Kombëtar për të caktuar një nga nënkryetarët si kryetarin e ri të partisë. Kësisoj drejtimin e partisë e merr ose nënkryetarja Jorida Tabaku ose Enkelejd Alibaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!