Kush e financoi ardhjen e VV në pushtet? Arifaj: Kurti duhet të bëjë transparencë, çështja është nën hetim nga drejtësia

schedule16:21 - 11 Janar, 2023

schedule 16:21 - 11 Janar, 2023

E përditshmja sllovene Prava ka hedhur dritë në skandalin e financimit të kryeministrit Albin Kurti nga kompania GEN dhe ambasadori aktual i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj.

“Prava” raportoi për lidhjet e ambasadorit të Kosovës në Kroaci me kompaninë sllovene GEN, duke raportuar se Berisha është paguar nga GEN-i, ka tërhequr 600 mijë euro në vitet 2019 dhe 2020 dhe ka transferuar para edhe për fushatën e kryeministrit Kurti. , Lëvizjen Vetëvendosje. 600 mijë euro të holla të tërhequra nga kompania malazeze MB Consulting në pronësi të ambasadorit kosovar Martin Berishaj, shkruan Prava.

Lidhur me këtë temë ka komentuar në emisionin “Ballkan” në abc të gazetares Linda Karadaku, analist Ardian Arifaj.

Ai tha se çështja është nën hetim dhe se nuk duhet të nxitur për të analizuar konkluzione.

Megjithatë sipas Arifajt ka ardhur koha qeveria që dhe kryeministri Kurti të bëjnë transparencë, pasi ky ishte dhe premtimi i vetëvendosjes që ju bëri pushtet para se të vinin në pushtet.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Çfarë tregon ky rast, kemi akoma për të gërmuar në këtë histori kush e financoi ardhjen e VV në pushtet?

Arifaj: Ajo që është më e rëndësishme është se edhe organet e tjera po merren me këtë temë, po e hetojnë rastin. Nuk po ngutemi të paragjykojmë. Qeverisja e VV-së ka ardhur në pushtet me premtimin për transparencë, më pak që pritet nga kjo qeveri është që të ketë transparente edhe në procesin e emrit. Të gjitha pyetjet që shtrohen me të drejtë se çfarë është duke ndodhur. Është një që po zgjat, nuk duhet të paragjykojmë, të vazhdojmë të jemi shembull nëse dikush dëshiron të marrë pushtetin. Qytetarët e Kosovës kanë treguar se janë shumë të vëmendshëm të gjykojnë se kush është i sinqertë e kush jo.

Karadaku: Edhe një pyetje për zotin Martin Berishaj dhe lidhjet e tij me zotin Kurti. Martin Berishaj dhe Kurtit. Problemi është se dhënia e parave si financime qoftë për Kurtin qoftë për VV është problem nëse nuk bëhet transparent. Akuzohen mediat kur anglisht ligjërisht do të duhej të kishte transparencë, kjo është minimale.

Arifaj: Nuk kemi një përfundim se çfarë në të vërtetë ka ndodhur. Më e pakta që mund të presim është një transparencë nga ana e saj. Nuk ka asgjë të keqe dhe nuk duhet fshehur lidhja e ambasadorit me partinë në pushtet. Ajo që është e kontestueshme që nuk ka transparencë dhe përpjekje me i përulur dh më poshtë mediat.

/Taulant Halili/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!