Kush duhet të shkojë në Eurovision? Ergys Shahu premton një surprizë për fansat

schedule14:34 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 14:34 - 20 Dhjetor, 2021

“Pa hile” është projekti më i ri muzikor që sjell Ergys Shahu në bashkëpunim me Jonën. Kënga ka pak ditë që është publikuar dhe është pritur shuëm mirë nga adhuruesit e tyre. Ergysi dhe Jona ishin të ftuar sot në emisionin “Friend Zone”, ku rrëfyen detaje nga dueti ndërsa u ndalën dhe te rrugëtimi i tyre artistik.

Ergysi rrëfeu planet për të sjellë një album, i cili do të jetë i pari në karrierën e tij. “Kam një album, besoj se shumë shpejt do ta publikoj. Mini albumi me 8 këngë të reja dhe do ta promovoj. Kam preferuar më shumë këngë solo por këtë kohë e kam menduar që të kem një album.”, tregoi Shahu.

Duke folur për tregun muzikor në vendin tonë, Ergysi e përshkroi si të hallakatur duke thënë “Bëjnë këngë që nuk ta merr mendja se bëhen hit”. Nga ana tjetër dhe Jona tregoi po punon për të sjellë dy këngë të reja që pritet të publikohen nga fundi i Janarit. Një koment kishin dhe për Festivalin e Këngës.

Dy artistët më të përfolur për një fitore të mundshme janë Alban Skënderaj dhe Ronela Hajati. Jona theksoi se Ronela “do të ishte një përfaqësim i mirë. Na duhet diçka më ritmike”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!