Kush duhet të fitojë? Sot finaliste por Kleopatra ka dashur të tërhiqej nga “Style Star”: Do të ishte gabimi më i madh

schedule14:36 - 24 Maj, 2022

schedule 14:36 - 24 Maj, 2022

Kleopatra Konomu është një ndër vajzat që ka spikatur me stilin e saj në emisionin Style Star që transmetohet çdo të premte në ekranin e Abc-së. Ajo ishte në mesin e konkurrentëve që shkoi në finale, e cila pritet të mbahet këtë të premte.

E ftuar në FriendZone, Kleopatra foli për eksperiencën e saj në Style Star. Teksa u pyet për akuzat që shpeshherë konkurrentët kanë ngritur ndaj njëri-tjetrit, krijimin e aleancave, ajo tha se dashur pa dashur miqësitë që janë krijuar mund të kenë ndikuar në dhënien e pikëve.

“Është e pashmangshme që të mos krijosh shoqëri. Dhe unë kam krijuar miqësi. Kam qenë pak më shumë tolerante dhe Niko më thoshte mos i tolero, vendos atë që mendon. Për aleancat nuk di të të them me bindje por ka miqësi dhe ndonjëherë përkthehet te pikët që vendosen.”

Ajo tregoi se në një moment ka dashur që të heq dorë nga spektakli por ka qenë Niko Komani, anëtar i jurisë, ai që e ka bindur që të mos tërhiqet. “Niko më ka vendosur pikë të ulëta por është një ndër personat që respektoj më shumë aty. I vetmi që ka besuar te unë.

Ka pasur një moment që kam dashur që të heq dorë nga emisioni.”, tregoi ajo. Mes djemve që kanë shkuar në finale, kë do të veçonte ajo. Kleopatra përmendi emrin e Choixx, për të cilin tha se nëse do ta fitonte do të ishte më se e merituar.

“Të dy djemtë kanë stil të veçantë por do të veçoja Choixx. Përveç stilit ka dhe performanca të bukura. Çdo gjë që vesh e sjell më së miri në skenë. Mensoj se mund të jetë një fitim i merituar“, tha finalistja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!