Kush doli i fituar nga karantina? Albert Gjoka flet për vëmendjen që kanë marrë librat

schedule08:40 - 10 Prill, 2020

schedule 08:40 - 10 Prill, 2020

Izolimi për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi ka bërë që të kthehet vëmendja te librat. Qytetarët kanë rritur kërkesat për leximin online, duke e kthyer kështu në një nga fushat më të interesuara. Libri është bërë një prej zgjedhjeve për të kaluar këtë sfidë të vështirë.

Në një lidhje më “ABC e Mëngjesit” Albert Gjoka, menaxheri i Bukinist.al ka folur për vëmendjen që ka marrë libri në këtë kohë karantine. Ai u shpreh se libri “Atje ku këndojnë karavidhet” ka marrë shumë vëmendje dhe ka pasur një kërkesë të lartë për tu lexuar.

“Alkimisti”, i Paulo Coelho është një nga librat më të kërkuar, pas tij është “Dashuria në kohërat e koleres” gjithashtu edhe “Murtaja” ka qenë shumë i kërkuar”, u shpreh ai.

Ndërkohë vëmendja e qytetarëve shqiptarë është kthyer te librat që kryesisht kanë histori që lidhen me pandemi të ndryshme. Mesa duket situata në të cilën ndodhemi ka bërë që të ketë një interes më të madh për këto histori.

Gjoka theksoi se karantina ka bërë që libri të marrë vëmendjen dhe interesin e munguar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!