Çështja e presidentit të ri ka thelluar edhe më shumë përçarjen në Partinë Demokratike. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla do të takojë nesër krerët e grupeve të opozitës, ndërkohë që nuk dihet nëse do të ketë një takim mes tij dhe Enkelejd Alibeajt.
I ftuar në studion e “Log.” me Endri Xhafon, deputeti i PD, Luçiano Boçi, i caktuar si negociator nga “Rithemelimi” zbuloi se sot i ka bërë ftesë Enkelejd Alibeajt. Boçi tha se ka ftuar Alibeajn që të jetë pjesë e grupit negociator të tyre, duke e cilësuar këtë si akt përbashkues.
Lexo edhe: Kush do të ishte figura që PD kërkon për President? Boçi bën identikitin jep dhe emrat
Ftesa e Boçit ndaj Alibeajt vjen ndërkohë që maxhoranca ka përjashtuar kategorikisht bisedimet me Berishën dhe mbështetësit e tij për presidentin.
Pjesë nga diskutimi:
Luçiano Boçi: E ka në kontekstin që s’mund të shkojmë pas qerres së Edi Ramës. Kërkon rol proaktiv të opozitës. Realiteti politik dëshmon që të gjitha institucionet i përkasin maxhorancës. Në këtë kontekst është në kontekstin qëtë krijohet balanca. Në një shoqëri që ka kriza të herë pas hershme politikani të shpërndajë qetësi. Kushtetuta e detyron zotin Rama që të ketë konsensus politik.
Asnjë nuk ka një emër në këtë moment. Alibeajt i kam bërë një ftesë mund të vijë të jetë pjesë e grupit negociator. Dhe bashkohet të marrë përsipër të gjithë ata elementë pozitivë.
Endri Xhafo: Ju duhet një fytyrë e pranueshme për Taulant Ballën?
Luçiano Boçi: Jo për Ballën, jo për të kapur Taulantin. Ai ka komplekset e veta. Në këtë rast ftesa ime jo thjeshtë por ta bërë pjesë të grupit por si akt themelor bashkimi brenda grupit. Është moment. Nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.
Endri Xhafo: Kush do shkojë në takim nesër me Ballën?
Luçiano Boçi: Atë që do Taulanti, këtu është edhe debati. Ne kemi takuar krerët e partive. Konsensusi është politik.
Lorenc Vangjeli: Keni ndonjë identikit në mendje.
Luçiano Boçi: Po kemi.
g.v/abcnews.al