Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kush do ta pasojë Angela Merkel si kancelare? Kandidatja që ka shënuar rritje në sondazhe

schedule17:32 - 7 Maj, 2021

schedule 17:32 - 7 Maj, 2021

Situata e re në sondazhe mund të ketë të bëjë me preferencat për individët. Po të vendosnin direkt votuesit gjermanë se kush duhet ta pasojë Merkelin si kancelare, 28% do të votonin për kandidaten e Të Gjelbërve.

“Koalicioni i Madh” qeverisës i Gjermanisë midis Bashkimit Kristjandemokrat (CDU), Bashkimit Kristjansocial (CSU) dhe Socialdemokratëve (SPD) aktualisht nuk ka mbështetjen e shumicës së votuesve sipas sondazhit të fundit të Deutschlandtrend.

Ashtu si sondazhet e tjera gjatë dy javëve të fundit, Deutschlandtrend tani e sheh partinë Të Gjelbrit në vend të parë me 26%, pasi CDU/CSU vazhdon të humbasë mbështetje dhe ka rënë në vetëm 23%, kurse SPD arrin në vetëm 14% .



Kandidati konservator i CDU/CSU, Armin Laschet mbetet prapa me 21%. Edhe midis votuesve konservatorë të CDU/CSU, vetëm gjysma thanë se do të votonin për Laschet-in.

Kandidati i SPD-së, Ministri i Financave dhe zëvendëskancelari aktual Olaf Scholz, mori 21% mbështetje nga të gjithë të anketuarit.

Infografik Sonntagsfrage EN

Nga tre kandidatët për kancelar, Baerbock shihet si më e pëlqyera dhe më e besueshmja. Megjithatë, Scholz i socialdemokratëve konsiderohet lider më i aftë midis të treve.

Në vlerësimin e punës së saj politike, Baerbock bëri një kërcim masiv me 41 pikë në përqindje muajin e fundit, duke arritur Scholz-in.

Nga ana tjetër, kandidati kryesor konservator për kancelar, Laschet, nuk duket se ka fituar popullaritet që nga emërimi si kandidat i CDU/CSU. Me 24%, kreu i partisë CDU ka ende një vlerësim të ngjashëm me atë një muaj më parë – i cili është shumë më pak se mbështetja prej 32.9% që mori CDU në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në vitin 2017.

Angela Merkel, e cila nuk do të kandidojë për një mandat të pestë si kancelare në zgjedhjet e shtatorit, mbetet me distancë të madhe politikania më e preferuar në Gjermani.

Kritikohet menaxhimi i COVID

Luftimi i pandemisë është tema kryesore në mendjet e votuesve për momentin. Gjermania ende e sheh veten duke luftuar me valën e tretë – edhe nëse ka pasur shenja pozitive të dobësimit të saj ditët e fundit.

Infografik DT Direktwahl KanzlerIn EN

Në vitin 2020, reagimi fillestar i qeverisë ndaj shpërthimit të pandemisë solli një hov të besimit të votuesve, por kjo ndryshoi shpejt pas një viti, për shkak të dyshimeve në rritje në lidhje me menaxhimin e krizës dhe fillimit të ngadaltë të vaksinimit.

Sondazhi i fundit i Deutschlandtrend tregon se gjashtë ndër dhjetë të anketuar janë të pakënaqur, ndërsa vetëm rreth një e treta thonë se janë të kënaqur me përgjigjen e qeverisë. Kritikët më të mëdhenj janë mbështetësit e Demokratëve të Lirë, të afërt me biznesin (74%) dhe të partisë ultra të djathtë Alternativa për Gjermaninë (91%).

Kur u pyetën nëse i arsyetojnë masat për të frenuar pandeminë, 40% thanë se rregullat janë të përshtatshme, ndërsa 26% mendojnë se nuk shkojnë aq larg sa duhet. Për 30% të të anketuarve, masat tashmë kanë shkuar shumë larg.

Mbështetje për vaksinimin

Në javën e ardhshme, Gjermania do të lehtësojë kufizimet e koronavirusit për njerëzit që janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 ose janë shëruar nga sëmundja në gjashtë muajt e fundit. Kjo do të nënkuptojë që kufizimi i daljes natën dhe kufizimet e kontaktit nuk do të jenë më të zbatueshme për ta. Testimi i detyrueshëm para se të shkosh në një dyqan si parukeria gjithashtu eleminohet për këta persona.

Infografik DT Impfbereitschaft EN

Sipas sondazhit të Deutschlandtrend, megjithatë, opinioni te njerëzit në Gjermani është i ndarë. Një në dy vetë mendon se kufizimet duhet të lehtësohen vetëm pasi njerëzit të kenë pasur mundësinë të vaksinohen. Për momentin, rreth 30% e popullsisë së Gjermanisë ka marrë vaksinën e parë, dhe afërsisht 9% për qind janë vaksinuar me të dyja vaksinat.

Në përgjithësi, 55% e të anketuarve mendojnë se lehtësimi i synuar i kufizimeve për njerëzit e vaksinuar dhe të shëruar është një hap në drejtimin e duhur.

Përsa i përket çështjes së rëndësishme të vaksinimit, gatishmëria është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Në shkurt, në Gjermani thanë se ishin gati të vaksinoheshin 60% e njerëzve. Kjo tani ka arritur 75%. Sondazhi gjithashtu sugjeron që gatishmëria për t’u vaksinuar rritet me rritjen e moshës.

Sondazhi i Deutschlandtrend u krye nga instituti demoskopik Infratest-Dimap nga 3-5 maj 2021, te 1.351 persona në Gjermani./DW

*titulli redaksional*

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!