Kusari: Nëse LDK do kryeparlamentarin, po kërkon arsye për të mos arritur koalicion

schedule21:36 - 10 Janar, 2020

schedule 21:36 - 10 Janar, 2020

Deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari Lila, ka thënë për mediat në Kosovë se LDK nuk duket e interesuar për koalicion me Albin Kurtin.

Sipas saj, kjo bindje krijohet nga kërkesat e kësaj partie për postin e presidentit dhe kryeparlamentarit.

Deputetja e grupit parlamentar të vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila është edhe kryetare e Alertnativës, than ë një intervistë për mediat në Kosovë se tani është moment i fundit kritik dhe final që Kosova të ketë qeverinë e re.

“Është e qartë se në vazhdimësi procesin e kanë përcjellë kërkesë të ndryshme në raport me postet të larta shtetërore dhe këto kanë ardhur siç janë bërë publike nga LDK-ja, fillimisht me postin e Presidentit dhe tash për këtë të fundit. Nuk kemi informata të konfirmuara por nëse flasim për kthimin në pikën zero të postit të Kryeparlamentarit, atëherë me të vërtetë fitohet bindja se mundohen të gjinden arsye për mos të ndodhë një koalicion i përbashkët mes LDK-së dhe VV-së. Përkundër kësaj që ka ndodhur deri më tani besoj që është momenti i fundit final dhe shumë kritik që Kosova të ketë qeverinë e sa të re dhe kjo qeveri të fillojë sa më parë punën me reforma dhe vendimet të cilat janë shumë të pritura dhe në bazë të cilave edhe janë fituar zgjedhjet e 6 tetorit”, tha Kusari Lila.

Kusari-Lila e quajti zgjedhjen e Glauk Konjufcës kryetar Kuvendi, urgjencë dhe jo lojë të Vetëvendosjes dhe shtoi se Albin Kurti i ka ofruar këtë post LDK-së deri më datën 24 dhjetor, kur edhe u mbajt seanca konstituive, por LDK-ja nuk kishte kthyer përgjigje pozitive dhe ishte vendosur të votohej Kryeparlamentari.

 “Si mund të ndryshohet mendimi brenda dy-tri javësh dhe të kërkohet zhbërja e një procesi ku ata kanë votuar në masë. Unë besoj se posti i kryetarit të Kuvendit duhet të konsiderohet si çështje e mbyllur, njëjtë sikurse edhe diskutimet pastaj të vazhdojnë prej asaj pike ose edhe të trajtohen në format të ri por me një synim të qartë që duhet të arrihet marrëveshja”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!