Kusari e pranon bisedën me Radojçiç/ Vetëvendosja e pranon, Kusari Lila: Kam folur me Radojiçiç

schedule13:35 - 11 Korrik, 2023

schedule 13:35 - 11 Korrik, 2023

Publikimi i dokumentit audio, ku dëgjohet një bisedë telefonikë mes shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiç, shkaktoi reagime të ashpra në Prishtinë.

Mirëpo për vetë kusari-lilën nuk ka asgjë që nuk shkon me këto përgjime.

Në një intervistë për “Dukagjini tv” mohoi kategotikisht që ka kërkuar asnjëherë të bisedoj me Milan Radojiçiç.

“Po është zëri im, ai që dëgjohet në përgjimin e paautorizuar si duket të Slavko Simiç, në vitin e kaluar, kur ka ndodhur biseda në zyrën time në Kuvendin e Kosovës. S’kam kërkuar asnjëherë të vetme të bisedoj me Radoçiç”

Mirëpo, gjatë bisedës, Kusari Lila pranoi që ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dyshuarin për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç. Ajo madje ka zbardhur dhe detaje.

“Në situatën këta në secilin problem që e kanë mundohen me e sjell Radojçiqin me ia ngritë atij pazarin. Ndodhë kjo çka ka ndodhë. Edhe tash në momentin kur ai flet edhe thotë që ‘është e vështire për mua’ dhe unë i them që këto janë situata dhe rrethanat që janë kriju dhe tjerët se ku di unë, se ata munden me lshu dhe nuk është as po më bën përshtypje. Milan Radojçiqin mundet me qenë i burgosur, mundet me qenë i dënuar dhe në momentin që të thotë kjo është fjala që po du me ta thënë, ti e dëgjon. Unë ia kamë kthyer përgjigjen në gjuhën shqipe ne atë që ai ka fol.”

Ajo ka pretenduar se kryeministri albin kurti nuk ishte në dijeni për bisedën që ka pasur, ndërsa ka deklaruar se nuk do të dorëhiqet.

Deputetja e VV-së ka theksuar se nuk ka pasur biseda me Simiç-in që shkojnë përtej agjendës së Kuvendit, derisa ka shtuar se i kam thënë Sllavkos pse nuk dorëzohet Radojeçiç.

Megjithatë në përgjime flitet për takime dhe koordinime që deputetja e partisë në pushtet i ka bërë në emër të Qeverisë së Kosovës me Listën Serbe dhe kriminelin Radojiçiç për disa nga çështjet politike në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!