Kurti vazhdon akuzat ndaj BE/ Intervista në BBC: Sanksione Kosovës, të butë me Beogradin

schedule23:10 - 10 Korrik, 2023

schedule 23:10 - 10 Korrik, 2023

Nuk mund të shkel ligjin dhe të dëgjoj ndërkombëtarët, kjo është ajo çfarë deklaroi Albin Kurti në një intervistë për emisionin Radiofonik Hard Talk ne median britanike BBC.

Kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se ende nuk e kupton pse Bashkimi Europian ka vendosur Sanksione ndaj Prishtinës zyrtare ndërsa shtoi se keto sanskione nuk kanë lidhje me marrëveshjen e Brukselit në vitin 2023, pasi nuk është ai që nënshkroi këtë marrëveshje.

“Këto sanksione nuk kanë të bëjnë fare me marrëveshjen e vitit 2013 sepse ajo marrëveshje është pjesë e 39 marrëveshjeve të cilat janë nënshkruar nga paraardhësit e mi. BE na ka vënë sanskione sepse ata nuk duan që ti vendosin një emër agresionit serb. Rasti I fundit është rrëmbimi i tre policëve në veri të Kosovës. Ata po tregohen të butë me Serbinë që ta tërheqin Beogradin jashtë influencës ruse. Nuk kam shpjegim tjetër se përse po tolerohet kaq shumë Serbia.”, tha Kurti.

Albin Kurti deklaroi se vijon të komunikojë me Brukselin dhe Uashingtonin dhe se i kishte informuar  Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian 5 ditë përpara se të merrej vendimi për shpalljen e “Brigadës së Veriut” dhe “Mbrojtjes Civile” si organizata terroriste.

“Ne komunikojmë rregullisht dhe me BE-në dhe me SHBA-në. Unë jam kryeministër i Kosovës sepse Kosova është Republikë. Pesë ditë para marrjes së këtij vendimi me të cilin deklarojmë se këto dy organizata janë terroriste, ata janë njoftuar se çfarë do të bëjmë, kështu që ne jemi të koordinuar, kjo nuk do të thotë se jemi dakord gjatë gjithë kohës për të gjitha çështjet”, u shpreh ai.

Albin Kurti iu shmang pyetjes mbi humbjen 500 milionë eurove për Kosovën si pasojë e sanskioneve duke thënë se gjatë qeverisjes së tij vendi ka pasur një rritje të ndjeshme ekonomike dhe se ndërmarrja e masave nga ana e Brukselit është një akt i turpshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!