“Kurti u mori ëndrrën shqiptarëve”, Xhezairi: I përçau, nuk u dha mundësi të marrin kreun e shtetit

schedule16:34 - 24 Prill, 2024

schedule 16:34 - 24 Prill, 2024

Maqedonia e Veriut mban këtë të mërkurë zgjedhjet presidenciale, ku në garë janë edhe dy shqiptarë. Ashtu siç e përcakton edhe procedura, qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Analisti nga Shkupi, Seladin Xhezairi, foli për “Ballkan Update”, në ABC News, ku tha se shqiptarët janë të përçarë dhe se humbën mundësinë që të merrnin kreun e shtetit.

Ndër të tjera ai u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mori ëndrrën shqiptarëve, ndërsa argumentoi se Kurti përçau shqiptarët dhe nuk u dha mundësi që të merrnin kreun e shtetit.

“Ky është tregues për epilogun e këtyre presidencialeve. Duhet pritur se kush do renditet e treti. Të shohim kush do të renditet i treti dhe më çfarë diference në raport me rivalët e tij. Shqiptarët lëshuan rastin të kapitalizonin rastin e tyre. Tash luftojnë për prestigj për zgjedhjet e përgjithshme të 8 majit.

Përfshirja e qeverisë së Kosovës nuk është e shëndetshme për vetë Prishtinën. Më parë partitë janë përfshirë, por jo kaq zëshëm. Osmani nuk veproi siç veproi “Vlen” në perëndim. Votat sado simbolike të jenë, janë në mbështetje të zotit Osmani.

Këtë herë do mund të ketë kushtëzime më të mëdha, sepse duhet pritur raundi i dytë për cenusin. Hë për hë, partitë politike shqiptare nuk janë pozicionuar se cilin kandidat do të mbështesin.“, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!