“Kurti, transaksione nga Serbia”, Haradinaj: Kryeministri po prish marrëdhëniet me Shqipërinë

schedule19:35 - 11 Gusht, 2024

schedule 19:35 - 11 Gusht, 2024

Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar Albin Kurtin për prishje të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe për financim të qeverisë së tij nga Serbia.

Në intervistën e tij për median Ekononomia Online në Kosovë, Haradinaj deklaroi se Albin Kurti ka lënë edhe minatorët e vendit të tij pa paga ndërsa qëndron në suitat e Parisit.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj akuzoi kryeministin Albin Kurti se ai ka rrënuar vendin edhe financiarisht, me një nivel të ulët pagash, ndërsa si shembull të duhur mori Shqipërinë në lidhje me rritjen e pagës mesatare në 900 euro.

Qeveria e Albin Kurtit është vënë nën kritika jo vetëm nga partitë opozitare në Kosovë, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar si një qeveri që po vepron në mënyrë të njëanshme duke rrezikuar sigurinë kombëtare të ketij vendi por edhe atë rajonale.

Prishtina zyrtare, e cila është nën sanksionet e Bashkimit Europian, rrezikon të marrë një tjetër goditje në ekonominë dhe statusin e saj për anëtarësim në organizatat euroatlantike, pasi Brukseli zyrtar deklaroi përgjatë kësaj jave se sanksionet ndaj Kosovës mund të shtohen./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!