Kurti takon kryediplomatin evropian Josep Borell

schedule11:56 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 11:56 - 7 Dhjetor, 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borell teksa  po qëndron në Bruksel pasi po merr pjesë në takimin e Këshillit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Delegacionin e Kosovës e udhëheq kryeministri Kurti, ndërsa po shoqërohet nga zëvendësi i tij Besnik Bislimi, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala.

Këshilli i Stabilizim Asociimit është formuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe në të analizohet zbatimi i kësaj marrëveshjeje nga të dy palët.