“Kurti jeton për të qenë Enver Hoxha i ri dhe për të dëbuar serbët nga vatrat shekullore”. Kështu është shprehur presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për mediat vendase teksa shtoi se pret një ofensivë të madhe në Ukrainë, të cilën, siç tha ai, Kurti do ta përdorë për terror ndaj serbëve.
“Nuk i analizojmë dot lëvizjet e Kurtit në mënyrë racionale, ai dëshiron të jetë Enver Hoxha i ri, ose një Zelenski. Ai kërkon që t’i dëbojë të gjithë serbët nga territori.”, tha presidenti serb.
“Pres që ofensiva në Ukrainë të nisë të hënën ose të martën dhe gjatë ditëve në vazhdim do të shohim ofensivë shtesë në Kosovë. Prandaj u kërkoj serbëve të tregojnë kujdes, kujtdo që mendon se këto akte çnjerëzore mund t’i shenjëstrojnë ata. Kurti nuk është në vete. Kam frikë se terrori i tij mund të bëhet edhe më i ashpër pasi ai e imagjinon veten në rolin e Zelenskyt, liderit të ri të madh shqiptar që do të bashkojë të gjitha vendet shqipfolëse dhe do të bëjë një punë të madhe.”, tha Vuçiç./abcnews.al