Kurti “retushon” firmëtarët e pavarësisë/ Feston pavarësinë që e kundërshtoi me protesta të dhunshme

schedule19:33 - 16 Shkurt, 2024

schedule 19:33 - 16 Shkurt, 2024

Kryeministri i Kosoves Albin Kurti, ka uruar 16 vjetorin e pavaresise se Kosoves me nje video ne te cilen jane retushuar firmetaret e pavaresise se Kosoves, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ish-kryeministri hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi.

Ne kete video shpallja e pavaresise merr vetem 2 sekonda kohe, ne te cilat duket me shpejtesi vetem pergamena, ku jane nenshkrimet e deputeteve dhe te krereve te shtetit te Kosoves dhe nuk jepet asgje me shume.

Pavaresia per kryeministrin e Kosoves, Albin Kurti eshte nje teme e nxehte sepse ai vete ne ate kohe si opozitar ne krye te levizjes vetevendosje organizoi dhe mbajti protesta te dhunshme kunder shpalljes se Kosoves shtet, bazuar ne planin Ahtisari. Protesta te dhunshme te cilat moren edhe jetet e dy aktivisteve te levizjes vetevendosje. Kurti ne ate kohe thoshte se pavaresia mund te shpallej vetem me referendum. Nderkohe analisti Jeton Halimi e komenton kete video duke thene se Albin Kurti po ben ate qe bente Enver Hoxha dikur, duke retushuar firmetaret e pavaresise.

Halimi thekson se ky eshte nje veprim shokues, qe thellon ndasite ne Kosove dhe nxit dhe me shume percarjen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!