“Kurti refuzon të anëtarësohet në KiE”, Prenkaj: Kosovës i kërkohet ta dërgojë në Kushtetuese

schedule16:19 - 10 Maj, 2024

schedule 16:19 - 10 Maj, 2024

Gjetjet e raportit të ekspertëve të Këshillit të Evropës në fushën e sundimit të rendit e ligjit mund t’ia vështirësojnë Kosovës rrugëtimin për t’u bërë pjesë e kësaj organizate, në të cilën deponoi aplikimin për anëtarësim më 12 maj. Veç përshtatjes së infrastrukturës ligjore me standardet evropiane, Kosova në shumë pika kritikohet për moszbatim të vendimeve e ndërhyrje politike në gjyqësor.

Ambasadori Albert Prenkaj në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Balkan Update” në ABC News, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzon të anëtarësohet në KiE, ndërsa shtoi se Kosovë si kërkohet ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Këshilli i Evropës është një nga organizatat më të rëndësishme që Kosova synon të anëtarësohet. Kosova ka më BE një marrëveshje që është e stabilizimit. Kësaj qeverie nuk duhet ti atribuohet anëtarësimi në këto organizata. Shohim që Kurti refuzon anëtarësimin e Kosovës në KE. Refuzon të plotësojë kushtet.

Mirëfilli e dimë që kjo qeveri, Kurti ka negociuar dhe pranuar marrëveshjen. Ky refuzim mund t’i kushtojë Kosovë jo vetëm që ti prishet imazhi, por kosovarëve do i pengohen të kenë të drejtat e tyre. Ajo që mund ti ndodhë Kosovës është që kjo të jetë pengesë për mos anëtarësim në organizatat e tjera.”, tha ai. /abcnews.al