Kurti publikon propozimin me pesë pika për shtensionimin e situatës në veri

schedule11:38 - 13 Qershor, 2023

schedule 11:38 - 13 Qershor, 2023

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi në një konferencë për media një propozim pesëpikësh për shtensionim në veri të Kosovës.

Ai u shpreh se propizimet ua ka përcjellë ndërkombëtarëve, duke nisur nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe ambasadorëve të QUINT-it. Kryeministri shtoi se s’ka marrë ende asnjë përgjigje për këtë propozim, që sipas tij do të qetësonte situatën.

Plani pesëpikësh, Kurti ka thënë se duhet të nisë me sundim të ligjit në veri.

Plani i Kurtit dërguar BE-së: 

Pika e parë: Sundimi i ligjit në katër komunat në veri. Situata në veri nuk është normale për një kohë të gjatë por eskalimi më 29 maj e bënë urgjent sjelljen para drejtësisë të gjithë atyre që ushtuan dhunë ndaj policisë së Kosovës, KFOR-it dhe mediat.

Pika e dytë: Grupet e dhunshme tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës.

Pika e tretë: Policia e Kosovës dhe KFOR, apo EULEX-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë për të garantuar ambient të sigurt për të gjithë.

Pika e katërt: Qeveria e Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpall zgjedhjet e reja në veri.

Pika e pestë: Kosova dhe Serbia rikthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar të Brukselit. Udhëheqësit e dy shteteve takohen në nivel të lartë gjatë kësaj jave dhe Bashkimi Evropian të siguroj një plan renditje të drejtë dhe të balancuar për zbatimin e marrëveshjes bazike.

Ndër të tjera, kryeministri u shpreh se “që nga 5 nëntori i vitit të kaluar, veprimet e Kosovës nuk kanë kontribuuar dhe nuk janë burim në esaklimin e sitiatës në veri”, shtoi Kurti./n.m. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!