“Kurti po sfidon perëndimin”, Xhezairi: Veprimet e pakoordinuar po tensionojnë situatën

schedule16:26 - 10 Shtator, 2024

schedule 16:26 - 10 Shtator, 2024

Analisti Seladin Xhezairi në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Balkan Update” në ABC News, u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po sfidon Perëndimin dhe se po zvarrit dialogun me Serbinë.

Sipas Xhezairit, veprimet e pakoordinuara të Kurtit po tensionojnë më tej situatën

Ashiqare nuk e ndihmojnë Kosovën, qeverinë në Kosovës, por ndihmojnë LVV të Kurtit në prag të zgjedhjeve të ardhshme dhe për pasojë zvarrisin zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Po ashtu edhe marrëdhëniet me Beogradin zyrtar. Deri pas zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë nuk do mund të kemi atë që është paralajmëruar normalizim të marrëdhënieve. Në të kundërt pres që këto tensione të përshkallëzohen. Ka mos koordinim dhe moskoodrinim. E gjithë kjo është nëse jo provokim, një sfidim i Beogradit zyrtar. Ka qenë Vjosa Osmani ajo e cila vite më parë tha se dirigjenti i aksionit në Banjskë ka qenë Vuçiç.

E shoh si përpjekje të kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të duken sikur po bëjnë diçka për të shtrirë sovranitetin e Kosovës brenda kufijve të saj. Këto veprime mund të prodhojnë incidente.“, tha analisti.

Më tej Xheziari komentoi situatën politike në Maqedoninë e Veriut, ku tha se “Kryeministri Mitskovski e ka përsëritur angazhimin e tij për monatorium. Opozita shqiptare duhet të jetë e zhurmshme për shkarkim të shqiptarëve nga postet drejtues edhe zëvendësimin e tyre me maqedonas, kjo e prek atë që është quajtur tolerancë ndëretnike, gjatë kësaj periudhë që kemi lënë pas shqiptarët ia dolën të përmirësojë statusin në organet e sistemit.  

Në gjykimin tim pres që Fronti Evropian do duhej të ngrejë zërin edhe përmes protestave. Paralajmërime të tilla janë cilësuar si përpjekjeje për destabilizimin e shtetit”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!