“Kurti po manipulon votën e diasporës/ Opozita akuza qeverisë: Diplomacia në shërbim të Vetëvendosjes

schedule17:25 - 27 Shkurt, 2025

schedule 17:25 - 27 Shkurt, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike. LVV  rezulton e para,  në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës, pasuar nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate.

Sipas opozitës, Vetëvendosja ka përdorur fuqinë e të qenurit në pushtet për të manipuluar votat e diasporës dhe për të mos lënë shumë prej emigrantëve, mbështetës të opozitës të regjistrohen në votime.

Madje Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu akuzon Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe diplomacinë në vend se janë vënë në shërbim të votave për Lëvizjen Vetëvendosje.

Statusi i Facebook

“Tani po bëhet e qartë: Se ankesat e mërgimtarëve që KQZ po i pengon të regjistrohen si votues nëpër misionet tona diplomatike jashtë vendit paskan qenë të vërteta.

Se misionet tona jashtë vendit janë të mbushura me militantë partiak, të cilët të vetmen detyrë e kanë sigurimin e votave për Albinin dhe Donikën.

Se shteti, në të gjitha hallkat e tij, është i kapur. Se jemi në prag të instalimit të një diktature.

Diaspora jonë nuk është e Albin Kurtit, por mundësitë më të mira po ju ofrohen atyre që po bërtasin “ Albin baba” dhe kjo çështje duhet ndjekur nga institucionet përgjegjëse”

Më 8 shkurt, për herë të parë Kosova organizoi votim fizik të diasporës në përfaqësitë diplomatike të shtetit në botë.

Votimet u mbajtën në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, në 19 shtete të ndryshme të botës.

Pjesëtarët e diasporës po ashtu kanë votuar edhe përmes postës. Por, ato vota, së bashku me votat me kusht brenda Kosovës dhe votat e personave me nevoja të veçanta nuk kane nisur ende te numërohen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!