Kurti përdor të miturit për fushatë/ Avokati: Thyerja e rregullave të fushatës ndëshkohet deri në 50 mijë euro

schedule17:34 - 17 Janar, 2025

schedule 17:34 - 17 Janar, 2025

TIRANË- Partitë politike në kohë fushate shpeshherë bëhen protagoniste të thyerjes së rregullave zgjedhore. Një gjë e tillë është parë dhe dokumentuar në Kosovë, ku kryeministri Albi Kurti ka sulmuar partitë kundërshtare.

Gjatë fjalës që ka mbajtur nëpër takim elektorale, Kurti ka përdorur gjuhë fyese dhe krahasime të dënueshme.

Avokati Ardian Bajraktari, i ftuar në emisioni “Ballkan Update” tha sjellje të tilla janë të papranueshme dh ligji parashikon ndëshkim me gjobë deri në masën 50 mijë euro për subjektet politike, të cilat thyejnë rregullat e Kodit Zgjedhor.

Gjatë diskutimit, avokati tha se përdorimi i fëmijëve për fushatë nga Albin Kurti është kritikuar gjerësisht në Kosovë.

“Njëri prej elementeve, që është parë këto ditë është përdorimi i gjuhës së dhunës, gjuhës që nxit dhunë dhe për rrjedhojë kemi patur masa ndëshkuese. Subjektet politike duhet të respektojnë rregullat gjatë fushatës. Këto masa ndëshkuese urojmë që të kenë efektin e duhur, me qëllim që të gjithë aktorët të angazhohen që të kemi zgjedhje të drejta dhe fushatën zgjedhore ta shfrytëzojnë për t’i bindur qytetarët dhe kurrsesi të mos përdorin gjuhë fyese dhe jo përdorimin e fëmijëve. Sa i takon sjelljeve të ndaluara, gjoba mund të jetë deri në 50 mijë euro për subjektet politike që shkelin rregullat e fushatës”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!