Kurti pas takimit me Dendias: Greqia, mbështetëse e integrimit evropian të Kosovës

schedule14:56 - 12 Mars, 2023

schedule 14:56 - 12 Mars, 2023

Pas Vjosa Osmanit, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti. Duke folur pas takimit për Kosova Press, Kurti tha se Greqia është mbështetëse e integrimit evropian të Kosovës dhe e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë.

“Diskutuam për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Greqi, se si mund t’i përmirësojmë ato në të gjitha sferat, por njëkohësisht edhe për zhvillimet në rajon përfshirë këtu edhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do ta ketë takimin e radhës të nivelit të lartë në Ohër të Maqedonisë së Veriut të shtunën e ardhshme.

Greqia është një mbështetëse e liberalizimit të Kosovës, e integrimit evropian dhe gjithashtu e normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pra, ne gjithmonë mund të llogarisim në mbështetjen e Greqisë për familjen e madhe evropiane, e cila është garantuesja më e mirë për kontinentin tonë, si për paqe e siguri dhe poashtu edhe për demokraci dhe mirëqenie”, ka thënë Kurti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!