Edhe pse kjo e sotmja mund të jetë dita e tij e fundit si kryeministër, Albin Kurti është shprehur para mediave se po ndihet shumë mirë.
Ndërsa po dilte nga banesa e tij, Kurti u shpreh për mediat se po shkonte në mbledhjen e qeverisë ku do të merren, sipas tij, disa vendime të rëndësishme.
Kurti u shpreh:
“Shumë mirë. Në ora 10:00 kemi një mbledhje të qeverisë ku do të marrim disa vendime të rëndësishme. Vendimi i parë që do ta nënshkruaj tash menjëherë është ai për ndihmën nga 30,000 euro dy familjeve të minatorëve që humbën jetën fatkeqësisht në Minierën e Artanës”. /abcnews.al/


