Kryeministri Albin Kurti këtë të martë ka bërë me dije se ushtria e Kosovës për herë të parë po zhvillon stërvitje të përbashkëta me Ushtrinë Amerikane në territorin e saj.
Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin Twitter, shkruan se trupat e ushtrisë tonë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm.
“Për herë të parë Kosova po kryen një stërvitje të udhëhequr nga Ushtria Amerikane në territorin e saj. Trupat tanë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme si pjesë e Defender 21 në Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri”, ka shkruar Kurti.
Edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se rruga jonë është drejt NATO-s. Ai ka thënë se Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm me SHBA-të./abcnews.al
For the first time ever, Kosova is hosting a US Army led exercise in its territory. Our troops are showing dedication and professionalism in various exercises as part of Defender 21 in Kosova, Croatia and Albania. pic.twitter.com/NC7PimHVza
— Albin Kurti (@albinkurti) May 25, 2021