Gazetari Flogert Muça, i ftuar në emisionin Real Story në ABC News, ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë dhe procesin për zgjedhjen e Presidentit.
Sipas tij, Albin Kurti nuk synon realisht zgjedhjen e një kandidati nga familja Jashari, por po e përdor situatën për t’u përgatitur për zgjedhje të parakohshme, pasi siç tha nuk do të sigurohen 80 votat e nevojshme në Kuvend.
Muça shtoi se vendi pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
“Albin Kurti nuk do që të bëjë president një nga familja Jashari, ai thjesht po e përdor si kavje, për t’u përgatitur për zgjedhjet e parakohshme. Albin Kurti nuk ka për të shkuar përpara në procesin e presidentit. Duhet një aleat që ta delegojë. Nga informacionet që unë kam, nuk kanë për t’u bërë 80 vota për raundet që i duhen Albin Kurtit. dhe vendi do shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Dhe këtë gjë Albini e di më mirë se unë dhe duke qenë kështu Albin Kurti ka filluar fushatën elektorale. Fatkeqësia është që ish-ministri i Jashtëm Hoxhaj i bie këtij karremi. Vjosa Osmani mund të jetë Presidente vetëm nëse komandantët dalin dhe të jetë Presidente e komandantëve”, tha Muça.


