“Kurti nuk do arrijë të formojë qeverinë, por PDK”, Berhami: Ai është hileqar dhe nuk e pranon humbjen

schedule17:44 - 17 Shkurt, 2025

schedule 17:44 - 17 Shkurt, 2025

Ish këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Berhami tha se Albin Kurti nuk do arrijë të formojë qeverinë, por PDK.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai deklaroi se Kurti është hileqar dhe nuk e pranon humbjen, prandaj po mundohet ta zvarris procesin me të gjitha mekanizmat.

Berhami shprehet optimist se do të kenë një qeveri të opozitës.

“Ju e keni parë që ne kemi një kryeministër që është hileqar dhe ata kur humbasin nuk e pranojnë humbjen, mundohen ta zvarrisin procesin dhe këtë po mundohet të bëjë zoti Kurti me të gjitha mekanizmat që i kontrollon sot siç është KQZ dhe institucionet e tjera. Po mundohet të zvarrisë këtë humbje të madhe që e ka përjetuar, sepse opozita e Republikës së Kosovës e ka shumicën dhe ka mbi 400 mijë vota dhe do të ketë shumicën në Kuvend.

Edhe shumica në Republikën e Kosovës është ai që ka shumicën në Kuvend, pasi e krijon dhe qeverinë. Procesi do përfundojë, numërimi do të përfundojë dhe këto javë do të jenë përcaktuese për qeverinë e re me kryeministër Bedri Hamza. Unë jam optimist që ne do ta kemi një qeveri të opozitës”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!