Kurti në vështirësi, Cana: Pasojë e veprimeve të papërgjegjshme, dy liderët nuk donin implementimin e marrëveshjes së Ohrit

schedule21:02 - 7 Qershor, 2023

schedule 21:02 - 7 Qershor, 2023

Ish-ambasadori, Edon Cana i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” ka folur në lidhje me situatën në veri dhe ardhjen e një batalioni turk, si kërkesë e NATO.

Cana tha se kjo situatë është rezultat  i veprimeve të papërgjegjshme të kryeministrit Kurti. Ai shtoi se tanimë ndërkombëtarët nuk kanë më besim të Kurti.

Unë mendoj që kjo është rezultat i veprimeve të papërgjegjshme të kryeministrit Kurti. Ai në mënyrë konsistente ka thënë ndryshe dhe ka vepruar ndryshe dhe ndaj ka një mosbesim nga ndërkombëtarët në raport me Kurtin.

Ky besim është i humbur dhe nuk mendoj se do të rikuperohet deri në fund të mandatit të tij.

Amerikanët po veprojnë në mënyrë të kujdesshme sa i përket veriut sepse Kurti ka taktizuar me aleatët tanë në veri duke tentuar që në një formë apo tjetër të veprojë prapa shpinës së tyre, një gjë që Amerikanët nuk do ta lejojnë, ndërsa qëllimi i Serbisë dihet” tha ish-ambasadori.

Në lidhje me faktin se Vuçiç po luan kartën e municioneve në Ukrainë për të fituar mbrojtjen e Perëndimit, Cana tha se presidenti i Serbisë është një oportunist i klasit të parë dhe ka një urrejtje për Perëndimi dhe këta të fundit e dinë këtë, por u intereson kjo gjë.

Ai tha se marrëveshja e Ohri-t është tanimë në legjislacionin e BE dhe të gjitha pikat e marrvëshjes mund të zbatohet pavarësisht se marrëvëeshja nuk është firmosur nga Vuçiç.

Cana theksoi se mos-implementimi i marrëveshjes ka qenë qëllimi edhe i kryeministrit Kurti edhe i presidentit Vuçiç.

“Marrëveshje në Ohër nuk ka rëndësi nëse është firmosur apo jo, sepse ndërmjetësi ka deklaruar se palët janë dakorduar. Kjo marrëveshje tani është pjesë e legjislacionit të BE, pra nëse Kosova dëshiron të jetë pjesë e BE, mund të bëhet pas marrëveshjes në Ohër.

Marrëveshja e Ohrit tanimë duhet të zbatohet nga të gjithë.

Sa i përket veriut dhe  veprimeve të Vucic-it, ai është një oportunist i klasit të parë dhe ka një urrejtje për Perëndimin dhe këta të fundit e dinë, por i intereson. Në këtë lojë gjeopolitike partnerët tanë i kanë kërkuar Kurtit të veprojë në drejtim të marrëveshjes fatkeqësisht jo finale, por në anën tjetër kemi një veprim të ngutur nga perëndimorët për të pasur një marrëveshje që ia mundëson dy shteteve integrimin në BE.

Që nga fillimi i negociatave, Kurti dhe Vucic nuk e kanë pasur një qëllim për arsye të kundërta, të mos nënshkruajnë marrëveshjen. Kurti e ka pasur për arsye populiste, sepse do të dalë një palaço nëse e implementon.

Nëse një kryeministër fiton zgjedhjet bazuar në temën e kundërshtimin të Asociacionit, është përtej kontraditës, por tradhton atë për të cilën erdhi në pushtet.

Mbështetje masive ndaj Kurti erdhi nga demarkacioni dhe Asociacioni , padyshim edhe korrupsioni, por më shumë këto dy të para” u shpreh Cana.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!